Kuriozitet

E paparë/ Tigri përshkon 1700 km në kërkim të seksit dhe familjes

Brenda shtatë muajve, një tigër ka përshkuar më shumë se 1 mijë milje (rreth 1700 kilometra) në Indi. Ai ka qenë në kërkim të një shtëpie të re, pak ushqimi dhe një partnereje me të cilën të mund të kryejë marrëdhënie seksuale e të shumohet.
Tiger Walks 807 Miles In Search Of Sex Thumb

Tigri dy vjeç e gjysmë, i cili njihet me emrin TWLS-T1-C1, u largua nga “ Tipeshwar Wildlife Sanctuary” në Yavatmal në qershor të këtij viti. Në qafë i kishin vënë një përgjues, në mënyrë që të ndiqnin gjurmët e tij.

Në vetëm 5 muaj ai bëri rreth 800 milje (1300kilometra). Tani, kur kanë kaluar shtatë muaj nga udhëtimi i pazakontë, C1 ka arritur të shënojë rekord dhe të bëjë atë që nuk e ka bërë asnjë tigër tjetër në Indi. Ai ka ecur më shumë se 1700 kilometra.

Tiger Walks 807 Miles In Search Of Sex

Pench Tiger Reserve, e cila është qendra që kujdeset për tigrin, ka thënë për Indian Express se tigri ka udhëtuar më parë për rreth 932 milje (rreth 1500 kilometra) në një udhëtim të tijin në Ajanta, ndaj ky udhëtim i fundit ishte një rekord i ri për të.

Tiger Walks 807 Miles In Search Of Sex

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.