OPINION

E pamundur të jetosh në Kosovë edhe në 2019-tën

Shkruan: Ilir Muharremi

Për shkak padrejtësive, ngjarjeve politike, mos vlerësimit të artit, dhënies së shpërblimeve me të njofshëm, krizës ekonomike, vjedhjes para syve, është bërë e pamundur të jetosh në Kosovë. Kosova është e bukur, ka klimën, ajrin, malet, ujin, por ka mentalitetin e prapamendur të njerëzve. Nostalgjikët e pa kulturuar që kërkojnë t’i nënshtrohemi ne të kulturuarit. Ne artistët nuk mund të jetojmë politikisht në Kosovë, ngaqë na cenohet liria. Nëse don të vazhdosh të jetosh si artist në Kosovë, bëhesh shkrimtar politik, piktor politik, muzikantë politik, aktor politik. E kur flasësh për veprën tënde se është e sinqertë dhe e mohon vendin, a prapa perdeve kthen prapanicën për shpërblime, ngjanë me një idiot mashtrues. Këta idiot i kemi në krejt konkurset për shpërblime. Ata përgatiten, i njohin mirë anëtarët e komisioneve, ulen në karrige, presin minutat e shpërblimit, heqin pallton, përgatiten të dalin si majmunë në skenë derisa të tjerët rrinë të shtrënguar nga xhaketat dhe pikojnë djersë nga emocionet. Oh këta shpirta të durueshëm këtu e fus edhe veten që gjunjëzohemi si devet dhe duhet të na ngarkojnë më shumë. Unë poshtorohem kur ndodhem në mesin këtyre majmunëve “shkrimtarë”, të cilët nuk kanë faj sepse më majmunë se anëtarët e jurisë nuk mund të bëhen. Ne vetëm poshtrohemi që të vuajë krenaria jonë. Dhe, budallaku im shkëlqen nëse ndodhem në mesin e tyre. Ata tallin mençurinë time.

Disa artistë janë të uritur për të vërtetën, këtë e di. Çuditem përse i shohë në gara duke ditur se majmunët fitojnë. Çuditem si e binda veten të jem konkurent aty ku dihet fituesi, aty ku gomari  kryesor kërkon gomarë më të vegjël. Aq shumë më vjen keq që artistët e sinqertë futen në ujë të ndyrë duke menduar se është ujë i së vërtetës. Kur e vërejnë ujin e turbullt, vajtojnë duke e përshkruar baltën dhe veçuar idiotët. Nganjëherë më duket se më budallenj janë ata të sinqertë që bëhen vegël e injorantëve, për të krijuar numër që ata shoqërisht të lulëzojnë. (rasti konkret me të gjitha shpërblimet në Kosovë, për libër më të mirë, artist të vitit…) Sa të vështira janë këto për një artist të sinqertë dhe të gjitha këto kur i merr përsipër shpirti i tij i durueshëm, ngarkohet si deveja, ecën drejt shkretëtirës (Kosovës).

As luani nuk mund të krijojë vlera të reja, e lëre më injorantët

Tash nga 2019-ta do të vendos të bëhem luan, do të transformohem, ta zotëroj lirinë, të jem pronar i emocioneve dhe shpirtit tim, t’i sulmoj hienat, shkrimtarët mashtrues, thjeshtë do të armiqësohem me të këqinjtë (dallavergjitë.)Secili nga idiotët dëshiron të jetë edhe luan edhe Drago. Dragoi e urdhëron luanin me “ti duhet” derisa luani shtrihet dhe miraton. Krejt kanë qejf që vlerat të ndritin mbi ta, të jenë të veçant. Unik, të pa rezistueshëm, të pa thyeshëm, numër një. Ata duan që çdo vlerë të jenë ata dhe nëse kanë konkurent të fortë të panjohur tentojnë t’i zbehin, renditen me të njofshëm në piedestal. Këtë e dini se si mund ta vëreni? Vështrojini fshehurazi si qëndrojnë të ulur në pritje të shpërblimet. Heqja e palltos, dhe shikimi i zakonshëm drejt skenës.

As luani nuk mund të krijoj vlera të reja, e lë më injorantët, dashakeqësit. Luani mund vetëm të ndihmoj në krijimin e lirisë për krijimet e reja sepse e ka forcën. Ata po e përdorin luanin (forcën e tij) për të hypur lartë. Në thellësi as njëri nga ta nuk ndjehet luan. Të mund të vazhdosh në Kosovë kërkohet forca e një bishe dhe durimi i një deveje.

Kosova është si një fëmijë i prishur, mirëpo në fillim ishte vetëm fëmijë (pafajësi, harresë, rifillim, lojë, rrotë që vetërrotullohet, lëvizje e parë), tash u shndërrua në ferr, lojë me djallindhe gjithkund për rreth e ke hijen e djallit. Jemi të obliguar të mbajmë kryqin për të shpëtuar nga Satani. Satanin e ke në rrugë, në kafe, Fakultet, nganjëherë edhe në shtëpi , në tryezë, në gjumë, gjithkund. Më e keqja se njerëzit shpesh bëhen si lopë laramane të cilën e ngrehin për brina çdo pronar me forcë luani, nganjëherë i del edhe prej mbrapa. Kjo lopë si duket është pajtuar me veten me fatin e lopës, fle mirë natën sepse keq fle ai i cili nuk është pajtuar me veten.Ne jemi lopë që pranojmë të na tërheqin si nga para ashtu edhe nga mbrapa, vetëm kanë përparësi ata me forcë luani. Nganjehrë lutemi të mos na lëndojnë shumë.

Të jesh artist i mirë duhet të jesh “Gay”

Të jesh artist i mirë duhet pak të jesh “gay” ose LGBTI, kështu së paku konceptohet demokracia në Kosovë, ose liria e shfrenuar (pa ofendime për këtë komunitet). E mirë quhet ajo të martohen dy meshkuj dhe anasjelltas dy femra. Madje, shkalla më e lartë eskalon kur flitet të adoptojnë fëmijë. Ai fëmijë rritet dhe dy prindër i ka me seks të njëjtë, ndërsa në shkollë fëmijët e tjerë me sekse të kundërta. Ai jeton me pikëpyetje dhe i ndryshëm nga shokët. Kjo nuk ka ekzistuar në Kosovë erdhi nga perëndimi, por u huazua si diçka shumë e mirë për lopët tona. Personat “Gay” nuk kanë kanë nevojë ta ndryshojnë veten për të tjerët, ata duhet pranuar ashtu si janë sepse kurrë nuk mund të ndryshojnë lindin të tillë dhe vdesin të tillë.

Të jesh homoseksual në një vend si Kosova nënkupton që çdo ditë të zgjohesh ndryshe, por të luftosh që të jetosh ngjashëm me të tjerët. Jeta e një homoseksuali në Kosovë,  nuk është e lehtë, për shkak të stigmatizimit që i bëhet komunitetit LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual e transgjinor) në përgjithësi. Sipas tyre, një person homoseksual në Kosovë ende nuk ka hapësirë që ta fitojë guximin për ta pranuar publikisht orientimin e tij seksual, në këtë rast homoseksual.“Kemi presion të madh prej grupe njerëzish. Jo pse e dinë për çka bëhet fjalë,po e lidhin komunitetin LGBTI me diçka që është shumë e keqe, që është diçka jo morale, dhe paska dalë si fenomen kohëve të fundit, dhe na paska pru dikush nga jashtë. Momentin që dëshiron me dalë publikisht, sulmet janë më të mëdha, dhe ne po dojmë me ju ik sulmeve.” Shprehet një “gay”. As ata nuk mund të jetojnë mirë në Kosovë dhe homoseksualizmi është i vjetër aq sa njeriu dhe nuk duhet parë si diçka astronomike. Në kafene ka nga ata që nuk ju shërbjenë homoseksualëve, ose i sulmojnë, nuk i lejojnë të ecin për dore rrugëve, t’i shprehin ndjenjat lirshëm. Ndërsa, nëse dy lezbike ecin për dore, dhe hyjnë sëbashku në toalet pranohet si krejt normale. Në fakt e njëjta gjëështë.

Homoseksualët vuajnë edhe nga familja e tyre, ka raste kur janë përjashtuar nga shtëpia.  “Të jetosh në Prishtinë si homoseksual është shumë e vështirë. Në momentin që shoqëria e kupton orientimin seksual, largohen prej teje, e gjithashtu edhe familja ka tendencë të të largojë prej shtëpisë, e nuk ka më keq. Shumica e familjeve në Kosovë mendoj se ende janë tradicionale dhe nuk i pranojnë njerëzit si të tillë, pasi që gjithçka që është ‘burrërore’ çmohet më shumë, dhe është e vështirë të pranohen njerëzit me orientim të vetin seksual dhe nuk i respektojnë të drejtat e secilit”, shprhet një “Gay”. Kosovarët janë diskriminues jo veç ndaj LGBTI, por ndaj të gjithëve. Vetëm ndaj frikës përulen dhe kush ka forcën e Luanit. Ky popull jeton me stereotipe. “Gay” diskriminohen në rrugë, në shkollë vetëm pse janë më të feminizuar. E këtillë është jeta për pjesëtarët e komunitetit LGBT në Kosovë.

Vuaj për të ditur

 Antagonizmi i thellë ndaj njerëzve që nuk përputhen me normat tradicionale seksuale dhe gjinore bën që të qenit “ndryshe” të të çojë drejt stigmatizimit social dhe reagimeve armiqësore. Bërja e një “jete të dyfishtë” është e zakonshme: Njerëzit janë heteroseksualë në shoqëri dhe me familjet e tyre, por zbulojnë orientime apo sjellje të tjera me miq dhe partnerë. Nuk ka klube apo bare për pjesëtarët e komunitetit LGBT në Kosovë. Ata takojnë njëri-tjetrin në internet apo qetas nëpërmjet shoqërisë.

Në Kosovë për artistin e sinqertë nuk ka vend, e as për LGBTI, as për filozofët, Nietzsche mesiguri se do të më këshillonte pyllin. Këta injorantë kanë baltë në shpirtin e tyre. Unë i krahasova me lopët laramane, në fakt e ofendova lopën sepse kafsha është e pafajshme. Shpirti i tyre ka ftohtësinë dhe bëhen bushtër e se cilit që vjen me forcë Luani. Unë nuk dua të jem deve përjashtoj veten nga kjo shoqëri psikopatësh. Janë si bushtra që kënaqen me një copë mish, kënaqen me shpërblim të pa merituar dhe dakordohen me palaçot të dalin të klithin se ka fituar më i forti dhe nuk kanë pasur presion nga askush ta zgjedhin fituesin. Këta majmun gënjejnë në publik dhe majmunë të tillë e kemi përplot këtë shtet. Oh, vetëm një orë të jemi të sinqert nuk ka lumturi më të madhe o të maskuar. Nganjehrë në publik dalin duke thënë se po tentojnë ta zbojnë djallin e tyre, në fakt përfunduan si derra. Unë vuaj për të ditur, pa dëshirë po lahem  në ujin e një të vërtete të cekët, por nuk hy në ujin  e një të vërtete të ndyrë.

Andaj, braktise këtë vend sa më shpejt qëështë e mundur sepse nuk mund të vazhdohet kështu edhe në 2019-tën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.