Kosova

E “pafytyra”: Ka pritur që zyrtarët e Kosovës të shprehin ngushëllime

Drejtoresha e Qendrës për studime Euroatlantike në Beograd, Jelena Miliq, e cila konsiderohet si figurë kryesore pro perëndimore në Serbi ndihet e befasuar pse asnjë zyrtarë i Kosovës nuk ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Patriarkut të Kishës Ortodokse serbe Irinej!, shkruan Kosova.info

Heshtjen e zyrtarëve të Kosovës ajo e konsideron si një porosi që serbët nuk janë qytetarë të barabartë dhe se zyrtarët shqiptarë nuk respektojnë  të drejtat fetare dhe qytetare.

“Në 24 orët e fundit, do të kishim dëshirë që të mos kemi të drejtë, që bukvalisht asnjë zyrtarë i Kosovës nuk ka shprehur ngushëllime serbëve në Kosovë, që e konsiderojmë porosi të organizuar se serbët në Kosovë nuk janë të barabartë dhe të trajtohen sinqerisht si qytetarë të Kosovës”, tha ajo për Kosova online.

Ajo tha se dy vitet e fundit janë dëshmitarë të përpunimit të orkestruar të së kaluarës, revizionizmit historik që tenton të relativizojë faktet e pamohueshme për trashëgimin ortodokse serbe në Kosovë.

Mirëpo Miliq mundohet të fshehë një të dhënë të pamohueshme rreth pozicionit të Patriarkut të Serbisë Irinej kundër pavarësisë së Kosovës dhe nxitjes së urrejtjes së çdo gjë shqiptare. Madje ai kishte kërkuar ndërhyrjen me luftë për të rikthyer Kosovën nën sovranitetin e Serbisë. /Kosova.info/