Kosova

E pabesueshme: I riu parashikoi saktë renditjen e partive në zgjedhje, iu afrua shumë edhe përqindjeve

Kemi ndjekur shumë debate parazgjedhore. Kemi dëgjuar analiza nga gazetarë, opinionistë e politikanë të Kosovës. Por, duket se kemi dëgjuar njerëzit e gabuar.

Njeriu i cili parashikoi më së miri rezultatet e zgjedhjeve parlamentare nuk është fytyrë publike. Ai është i riu Bajram Ilazi, i cili me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook parashikoi se LVV do të fitojë 26% të votave, LDK 24%, e ndjekur nga PDK me 22%, AAK-PSD 16% dhe koalicioni AKR-NISMA 7%. Ai shkroi se mund të gabojë në +/- 10,000 vota.

Pra, ai jo vetëm që parashikoi renditjen e partive politike, por iu afrua shumë edhe përqindjes së votave. /Kosova Info/