E nxori në nominim, Vesa “shpërthen” ndaj Heidit: Ajo është borxhlie ndaj meje

Avantazhi i Heidit për të dërguar në nominim 3 banorë, ngjalli debate të forta me Vesën, e cila e quajti këtë vendim si sulm ndaj saj.

Këngëtarja ka reaguar keq duke shpërthyer në ofendime ndaj saj, teksa ka përfshirë dhe Romeon.

Vesa: E ka shfrytëzuar bukurinë për romancë. I kam thënë injorante sepse sa herë i shpjegoja unë një gjë, ajo nuk e kuptonte. Nuk është ofendim përderisa që nuk i di disa gjëra. Nuk e kuptonte shpjegimin që i jepej.

Heidi: Nuk kam dashur të kuptoj sepse ti ke gjithë kohën gjë sulmon fshehtazi, ofendime etj.

Vesa: Unë i kam thënë që t’i nuk je lojtare por je përfshirë në romancë vetëm për ndjenjat. Heidi nuk duhet të më fuste në nominim sepse shpëtova Romeon në zinxhir dhe po kam shpëtuar Romeon, automatikisht kam shpëtuar dhe Heidin. Borxhin ma ka mua sepse ata ishin çift në atë kohë. Aj nuk meriton as shoqëri. Heidin nuk e kam pasur asnjëherë shoqe. Në momentin që ajo u nda nga Romeo jam afruar me të sepse ma kërkoi Romeo. Dy herë ka ndenjur ajo me mua, por argumentimin tim për të ja kam thënë në fytyrë, që nuk është lojtare e fortë.

Heidi: E kam shumë inat kur më thonë çfarë të bëj, ai ishte një nominim emocional. Unë kam qenë shumë e lënduar nga komentet e njerëzve dhe hedhja e hi syve. Shumë prej banorëve e prisnin këtë nominim nga unë. Uunë i kam shumë më frikë njerëzit që bëjnë këto gjëra dhe që duan të dalin mirë me manipulime sepse janë jerëzit që të godasin më shumë se ata që dalin përballë. Shyqyr që u bë sepse të doli fytyra.

Vesa: Ajo e bëri që t’i heqë Romeos një aleatë të fortë, ose sepse u bën një koment që nëse ndahemi Vesa mezi po pret të hidhet në krahët e Romeos. Ajo ka xhelozi ndaj meje.

Heidi: Do doja shumë të kishte një sfond romantik, por nuk është kështu.

Go to TOP