Show Biz

E njihni vajzën në foto? Sot është ndër më të kërkuarat e estradës

Qysh e vogël ishte e dhënë pas muzikës, kurse sot ështv ndër emrat më të suksesshëm të skenës muzikore shqiptare.

Tayna është emër shumë i dashur për publikun, që brenda një kohe shumë të shkurtër depërtoi në skenë, shkruan lajmi.net.

Ajo tashmë numëron disa hite në repertorin e saj dhe vazhdon të punojë drejt realizimit të projekteve të reja.

Ditën e sotme, reperja është bërë nostalgjike për ditët e fëmijërisë, duke publikuar imazhe të rralla.

Përmes këtyre fotografive, Tayna u tregon të gjithëve se që e vogël kishte shprehur talent për këndim, pasi që pesëvjeçare kishte marrë mikrofonin në duar.

Përveç këtyre, reperja publikoi një foto, ku shihet duke vallëzuar bashkë me shoqet e klasës.