Kosova

E marta vendimtare nga Gjykata Kushtetuese

Numërimi për së prapthi përfundon nesër për një vendim të Gjykatës Kushtetuese, që po konsiderohet tejet i rëndësishëm për rrjedhat politike në vend.

Siç merr vesh Kosova.info, Gjykata Kushtetuese do t’i hapë rrugë dekretit të peridentit Thaçi për ta bërë një qeveri të re, pjesë e së cilës nuk do të jetë Lëvizja Vetëvendosje, subjekt politik që i ka fituar zgjedhjet.

Në vendim thuhet se, gjykata do t’i japë të drejt partisë fituese 14 ditë për ta bërë qeverinë, në rast se nuk arrin, atëherë mandatin do ta marr i dyti.

Pas mocionit kundër Qeverisë së drejtuar nga kreu i LVV-së, Albin Kurti, presidenti Thaçi është bazuar në nenin 95 të Kushtetutës, për t’i dhënë zgjidhje situatës.

Ndryshe nga dy mocionet e mëhershme, pas së cilave qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit, pas këtij kundër Qeverisë Kurti, kreu i shtetit ka thënë se duhet evituar zgjedhjet. Prandaj, konform këtij neni që i referohet situatës së paszgjedhjeve, presidenti i ka kërkuar kreut të LVV-së një mandatar të ri për kryeministër. /Kosova.info/