KULTURË

E Lumja Marije Tuci, martire dhe shenjtëreshë e kishës katolike dhe e Shqipërisë

(Ps: Marije Tuci njihet me mbiemrin Tuci dhe është e  fisit të Gjomarkajve, nuk ka të bëjë asgjë me mbiemrin e fisit Tuqi)
Shkruan: Lekë MRIJAJ                     

Në shtatëdhjetë vjetorin e vrasjes së Lumes Marije Tuci, nga bandat farize famëkeqe kriminale shtetërore enveriste, kësaj radhe në shenjë kujtimi “IN MEMORIAM” po e paraqes një vështrim të libërthit: ” Marije Tuci “- Mirditorja që e deshi jetën duke e dhuruar atë” të autorit, Atë Leonardo Di Pinto O.F.M. Është e vetmja femër në listën e martireve shqiptare mbi te cilet u krye procesi dioqezën i kanonizimit dhe u Lumturuan dy ipeshkvij, 21 meshtarë dioqezanë, 7 eshtarë françeskanë, 3 jezuitë, një seminarist dhe katër laikë ndër ta edhe Marije Tuci, e vetmja femër. Ishte Papa Françesku, i cili e nënshkroi dekretin më 26 prill 2016, të cilët 38 prej tyre të kompletuar u shpallën të Lum në Shkodër, më datën 5 nëntor të vitit 2016, përmes një meshë solemne kremtuar në Kishën Katedrale të Shën Shtjefnit, e cila meshë kryesohej nga prefekti i atëhershëm i Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, kardinali Angelo Amato.

Libri ” Marije Tuci “- Mirditorja që e deshi jetën duke e dhuruar atë” të autorit, Atë Leonardo Di Pinto O.F.M. është libër i mirë, të themi simpatik, me shkrime historike e studimore të huazuara nga libri “Atë Vinçenc Prennushi me shokë martirë”, (e botuar në dy gjuhë, shqip dhe italisht) botim i Arqipeshkëvisë Shkodër-Pult (me lejen e Imz. Angelo Masafra) e që është dhënë dhuratë (të gjithë pjesëmarrësve pas meshës shuguruese) me rastin e ceremonisë së fillimit të shërbesës baritore të don Gjergj Metës , ipeshkëv i emëruar në dioqezën e Rrëshenit.

Në këtë broshurë ka përmbledhje kujtimesh, me radhitje të virtyteve dhe karakteristikave lapidare që përbënin të Lumen Marije Tuci, e cila ishte Aspirante e Motrave Françeskane Stigmatine duke rrezatuar në çdo segment, qoftë në rrafshin shpirtëror universal fetare, fisnor, kombëtar e njerëzor.

Që në hyrje të librit, imzot Gjergj Meta, veç tjerash pohon: “Kam dashur si homazh për shugurimin tim ipeshkvnor t’ju dorëzoj biografin e Marije Tucit, njërës prej martirëve të shpallur të lume me datë 5 nëntor 2016 në Katedralen e Shkodrës, e cila ishte e vetmja femër në listën e martirëve të kohës së komunizmit” (f. 3). Përmbajtja e librit rezulton me disa të dhëna biografike, faktike historike, në ç’rast aty e gjejmë të shkruar në mënyrë të kompletuar biografinë e tashme e Marije Tucit, e cila ka lind 12 mars 1928 në Nderfushatin e Rrëshenit, e cila që prej datës 7 dhjetor 1996 është seli ipeshkvnore, në vend të selisë më të lashtë të abacisë së Oroshit. Rrjedh nga një familje patriarkale, familje e cila jetonte me Zotin, në harmoni jo vetëm me familjën por edhe me miqtë dhe mbarë të dashurit të saj. Familja e saj përbëhej nga katër fëmijë: Marku, Marija, Luçja dhe Liza të cilët jetonin në një bashkësi me motrën e babait Angilia (e pamartuar) dhe vëllain e babait Zefin me bashkëshorten Dilën. Si Marija gjithashtu edhe vëllai i saj i madh-Marku, morën Sakramentin e Pagëzimit nga tashmë: I Lumi dom Jak Bushati, i cili në atë kohë ishte famullitar i Kishës në zonën e Gëziqit. Marija, ishte nxënëse e shkëlqyeshme në shkollën e motrave Stigmatine qe nga mosha 12 vjeçare ku edhe mbaroj shkollën fillore dhe të mesme në qytein e Shkodrës.  E potencuam sipër se ky libër, është me një përmbledhje kujtimesh nga shumë dëshmitar të kohës së Marijës, duke filluar nga motra saj më e vogël Liza, (f. 5,6,7,11,17), mbijetuara e burgut një shqiptare fisnike e përkatësisë myslimane, Olimbi Baruti, (f. 13), Vida Matlia, (f. 14), një motër stigmatine m. Jorgjia Bugareci (f. 15), si dhe Ndue Ndoci (f. 7,14,19). Dëshmitarët në fjalë të sipërpërmendur e përshkruan të vërtetën dhe vetëm të vërtetën pikërisht bënë mbarëvajtjen dhe rrjedhën faktike të përgjithshme jetësore të Marije Tucit, përfshirë: arrestimin, persekutimin, terrorizimin dhe vrasjen së saj nga pushteti mesjetar komunist ferezijan enverist…

Gjatë rrëfimeve e para ishte Liza, motra Marijës, e cila thoshte se motra e saj ishte një vajzë e kompletuar me të gjitha virtytet. Kishte një miqësi e marrëdhënie të mira me fëmijët e komshinjve. Ajo merrte pjesë në çdo të diele në meshën shenjtë dhe kungohej me kungim përherë duke marr Krishtin për zemër. Pak vite me vonë, pikërisht në moshën12 vjeçare, Marija u kërkoi prindërve të shkonte në Shkodër për të vazhduar shkollën te Motrat Françeskane Stigmatine për të filluar jetën rregulltare të thirrjes. Ajo shkoi për të ndjekur shkollimin në Shkodër, sepse aty ishte edhe vëllai ynë Marku, i cili studionte pranë kolegjit Saverian të Jezuitëve, e cila u konsolidua duke studiuar e duke jetuar si nxënëse e brendshme tek motrat Stigmatine dhe ky formim e karakterizoi krejt jetën e saj të re që do të thotë se ishte e përgatitur shumë mirë në rrafshin shpirtëror e cila lutej përherë me rrozare me një devocion të veçantë për Zotin, Krishtin dhe Zojën e Bekuar dhe gjithmonë në gishtin e dorës së saj të djathtë mbante një unazë me imazhin e Zojës së Bekuar, duke e ftuar përherë Zojën e Bekuar me fuqinë e zemrës së saj tamam duke ndjekur shembullin e Shën Françeskut të Asizit, tha motra e saj-Liza. Në vazhdim Liza, veç tjerash shton duke thënë Marija, ëndrrën e saj nuk arrit ta realizonte, sepse natën e 24 dhjetorit 1946, dy vite pas ardhjes së reagimi komunist, instituti i motrave dhe shtëpia u mor dhunshëm nga regjimi komunist të cilat janë përndjekur në tërësi misionarët shpirtërore nën arsyetimin se se regjimi ndihej i bezdisur nga motrat e nderit të cilat drejtonin një shkollë shumë të ndjekur, të afirmuar dhe të vlerësuar për seriozitetin e mësimdhënies dhe për vlerat katolike që jepte ajo shkollë. Me ndërhyrjen e Ipeshkvit, Imzot Frano Gjinit, të cilin pas disa muajsh do ta arrestonin, e motra Liza thotë: Marija, fillimisht u ngarkua nga regjimi për të mbajtur, në fshatin tonë Ndërfushaz, duke mbajtur një kurs shkollor e më vonë gjithmonë nga regjimi u dërgua t’u jepte mësim fëmijëve të shkollës fillore të gojanit. Pastaj shkoi në shkollën fillore të Sangut, në Fan, ku qëndroi një vit duke jetuar nëpër familje. Në kursin që mbajti në Ndërfushaz pata marrë pjesë edhe unë tha Liza.

Marija u arrestua në moshën 21 vjeçare nga agjentët e policisë se Rrëshenit në ditën e marte më 11.08.1949, sapo ishte kthyer në familje nga pushimet verore të të cilën e futën në një kanal të hapur afër kodrës së lumit Fan përballë Rrëshenit, gjë qe siq e pohon Liza, nga atëherë nuk e kam parë kurrë motrën time. 

Për Marije Tucin, flet edhe e mbijetuara Olimbi Baruti, e cila ishte e mbijetuara tjetër shqiptare e përkatësisë muslimane e cila që në fillim thotë se për një muaj ishte shoqe qelie me Marijen, para të gjithash z. Baruti ka folur për kushtet e paimagjinueshme të burgut e cila ishte një birucë meshetare jashtë çdo kriteri edhe pse e quanin qeli. Ishte e ashtuquajtura qelia nr. 13 pa dritë, as ajër, pa pasur mundësi të laheshim e të ndërroheshim, ushqimi i përditshëm ishte bukë, ujë, groshë ose makarona “. Marija ishte inteligjente, guximtare, me një fe të madhe, lutej shumë në burg, ishte kundër komunizmit tha në fund deshmitarja e burgut, z Olimbi Baruti.

Dëshmitarja tjetër, motër Jorgjia Bugareci (motra stigmatine) si dhe Ndue Ndoci i cili ndodhej në burg në të njëjtin vend dhe thoshte se Marija ishte torturuar dhe keqtrajtuar në burg dhe se nuk e njihte fare, madje se kur e kishte parë, vërtetë nuk e kishte njohur pra dukej si një grua tejet e dërmuar plakë. Ndou e kishte pyetur se kush je ti? Jam Marije Tuci, gjë qe nuk mund t’i besoja thoshte Ndou, dhe i thashë se dukesh si një grua plakë!. Ajo m’u përgjigj se kështu më kanë bërë torturuar e keqtrajtuar këtu në burg. Marija, për veprimet e saja u spiunua nga një grua që quhej Vida Cukni, gjë qe edhe shtypej barbarisht nga një bishë mesjetare i cili ishte hetues e kolonel famëkeq qe quhej Hilmi Seiti, i cili ishte anëtar i gjykatës duke paraqitur akuza të rrejshme dhe të pabaza me plotë shpifje. Kishte edhe dëshmitar të tjerë të burgut, siç ishin z. Vida Matlia, e cila në birucë (burg) ndau dy muaj të dënimit me shoqen e burgut-Marijën e cila veç tjerash thoshte se vetmja mënyrë për tu ngrohur në qeli ishte përqafimi me njëra-tjetrën. Pikërisht ishte shefi i sigurimit te asaj kohe hetuesi e koloneli famëkeq, Hilmi Seiti, i cili u magjeps nga bukuria e 22 vjeçarës dhe veç tjerash mendoi se mund të luante e abuzonte me të sipas dëshirës duke i thënë asaj se ”Do të shpërfytyroj deri në atë pikë sa as familja jote nuk do të të njohë”(dëshmon edhe shoqja tjetër e burgut, z. Davida Gjonmarkajt), por ishte vendosmëria e Marijës e cila ishte me një moral të lartë, kur hasi ne rezistencën e saj, ai vendosi ta torturonte ne mënyrën me barbare. E mbyllën në një thes se bashku me një mace të egër dhe e goditen me shufra e mjete te forta. Me të nxjerrë nga thesi. Marije Tuci, ndjeu fort afër vetes praninë e Nënës së Krishtit, emrin e të cilës mbante me krenari e nder e cila gjatë jetës së saj sjellët në plotni me një devocion të thjeshtë dhe të thellë, nëpërmjet Rruzares së Zojës së Bekuar. Nga torturat e marra, vdiq në moshën 22 vjeçare në spitalin civil, dy-tri javë pasi ishte shtruar aty, më 24.10.1950. Shkaku i vdekjes së saj, u dha me një arsyetim jo të drejtë, siç u tha kishte një peritonit, madje, sipas certifikatës së vdekjes, lëshuar nga Bashkia e Shkodrës me 31.05.2002, ajo ka vdekur prej një koliti në zorrën e trashë. Dhe asgjë më tepër!

Andaj në përfundim të kësaj analize të librit: ” Marije Tuci “- Mirditorja që e deshi jetën duke e dhuruar atë” të autorit, Atë Leonardo Di Pinto O.F.M. të cilën e kam bërë në kuadër të shtatëdhjetë vjetorit të vrasjes së saj, nga këndvështrimi im konstatoj se tiparet e saja të skalitura në jetën dhe veprën shembullore të Marije Tucit, si një vajzë shqiptare e Gjomarkajve dhe si motër me thirrje tamam sigmatike shpirtërore fetare, po kaq edhe si një heroin e qenies sonë shqiptare, do thotë se dëshmitë e saja janë të mjaftueshme për të parë te bëmat e saja prijataren e heroinave tona e motrave sigmatike për t’i shërbyer atdheut dhe fesë, si një bashkim i mbivlerave të gjalla shpirtërore, duke mbajt gjallë ëndrrën e gjallimit të fesë e qenies sonë shqiptare e njerëzore.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483