E krijoi gjatë kohës që ishte brenda Big Brother, Arta Kabashi njofton se “Falem” publikohet këtë javë

Arta Kabashi krijoi një këngë gjatë kohës sa ishte brenda Big Brother VIP Albania 3.

Ajo së bashku me banorin tjetër të shtëpisë, Romeo Veshajn, realizuan një projekt brenda, i cili do të publikohej i plotë jashtë.

Duket se ish-konkurrentja ka nisur punën për këtë projekt dhe bën me dije se do të lansohet këtë javë.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një postim të shpërndarë në InstaStory, ajo tha se do të jetë e gatshme në këtë javë, pa zbuluar datën e saktë.

“Publikohet këtë javë”, ka shkruar ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Projektin, Kabashi e ka kompletuar në studion e SBS Entertainment, bashkë me Çelik Lipën.

Nuk ka dyshim se do të dalë diçka e bukur me zërin e veçantë të bukuroshes pejane. 

Go to TOP