Kosova

E kërcënon prindin se do ta largojë nga shtëpia, arrestohet i dyshuari nga Prishtina

Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i kanosjes dhe dhunës në familje ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, shkruan Kosova.info.

Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti pas një fjalosje ka kanosur se do ta largojë nga shtëpia prindin e tij.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.