Kronika e zezë

E kërcënojnë 18 vjeçaren me publikim të fotove në internet, në këmbim të parave

Shqipëri/ Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa një 30-vjeçar është shpallur në kërkim.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur se këta dy persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë shtrënguar me anë të kanosjes një shtetase, të cilës i kërkonin 150 mijë lekë të vjetra në mënyrë që të mos i publikonin fotot në rrjetet sociale.

“Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit me iniciale A. K., 18 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim me iniciale D. K, 30 vjeç, pasi në bashkëpunim kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënie pasurie, një shtetase, me qëllim t’i përvetësonin shumën prej 15.000 lekësh të reja, për mospublikimin e fotove të saja në rrjetet sociale”, njofton policia./Panorama.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.