Kosova

E kërcënoi me telefon Konsullin austriak në Pejë, Gjykata del me vendim për të dyshuarin

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të dyshuarit A.P.

I njejti me datë 06.05.2019, ka kërcënuar me mesazh telefonik Konsullin e Konsullatës së Austrisë në qytetin e Pejës, me qëllim të frikësimit të tij.

I dyshuari A.P ka dërguar një mesazh në gjuhën gjermane duke i kërkuar atij që t’i siguronte një dokument dhe mjete për udhëtimin e tij për në Austri.

Pasi Konsulli A.Ç nuk i’u përgjigj në mesazhet e tij, ai e kërcënoi me këtë mesazh:

“Unë do ta fshij nga faqja e dheut popullin tuaj, nëse mendoni ta kundërshtoni presidentin e shtetit”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Pejë.