Hi Tech

E keni vënë re opsionin e ri në Instagram Stories?

Karakteristika e përkthimit do të jetë në dispozicion për të gjithë përdoruesit e Instagram-it në një shkallë globale.

Instagram, me kalimin e kohës, vazhdon të shtojë opsione dhe të përmbushë nevojat e përdoruesve të tij! Risia e fundit e rrjetit të famshëm social është funksioni automatik i përkthimit të tekstit në Stories.

Aplikacioni njoftoi se tani, kur identifikohet një gjuhë e huaj në Stories, opsioni “Shiko përkthimin” do të shfaqet në pjesën e sipërme në të majtë të ekranit.

Tani e tutje përdoruesit mund ta klikojnë këtë opsion për të marrë një përkthim të tekstit të shkruar.