SPORT

E ironizoi në ceremoninë e “Topit të Artë”, Van Dijk tërhiqet para Ronaldos

I klasifikuar i dyti në listën e “Topit të Artë”, pas fituesit, Lionel Messi, mbrojtësi i Liverpool, Virgil Van Dijk, nëpërmjet llogarisë së tij në “Tëitter” ka publikuar një mesazh të gjatë duke iu rikthyer argumentit dhe deklaratave provokatore të një nate më parë në adresë të Cristiano Ronaldos.

“Ishte një privilegj i madh të isha prezent në ceremoninë e “Topit të Artë 2019”. Mbeta i mahnitur nga pritja e ngrohtë që mu rezervua në Paris dhe do të doja të falënderoja të gjithë ata që më kanë bërë të ndihem në shtëpi”.

“Para së gjithash dua të uroj Messin për fitoren e këtij trofeu historik. E thash edhe dje, është e rëndësishme të ulesh pas shpatullave dhe të admirosh madhështinë që gjendet para teje. Urime për një tjetër vit të jashtëzakonshëm”.

“Personalisht ishte një nder të dominohesha mes kandidatëve dhe jam shumë krenar që mbërrita i dyti, në shoqërinë e dy futbollistëve më të fortë të të gjitha kohërave, si Messi dhe Ronaldo”, deklaroi ndër të tjera ylli i mbrojtjes së Liverpool dhe Holandës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.