Kosova

E godet me veturë, largohet nga vendi i ngjarjes

Dje gjatë ditës në Komunën e Prizrenit, në raportin e policisë theksohen dy raste të goditjes me veturë ku më ç’rast të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Derisa ishte duke kaluar rrugën një person në Prizren është goditur nga një veturë e panjohur, ku vetura pas ndodhisë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin e Prizrenit ku pas tretmanit është liruar në shtëpi.

Kurse rastin tjetër ajo që e pëson është një femër ku derisa ishte duke kaluar rrugën goditet nga një i panjohur me motor i cili menjëherë largohet nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima është detyruar të qëndrojë në spital për të marrë tretmane mjeksore.

Policia nuk raporton për arristme të të dyshuarve. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483