Kombëtare

“E gjithë Shqipëria do blindohet”- Rama vendos javën e ardhshme të aplikojë shtetrrethimin në gjithë vendin. Ja çfarë thotë

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se javën tjetër do të vendos të aplikojë në të gjithë Shqipërinë shtetrrethimin dhe masat shtrënguese për të mos lejuar lëvizjen e qytetarëve në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Rama ka thënë se janë studiuar të gjithë skenarët dhe eksperiencat e Kinës dhe Italisë dhe se qeveria po punon çdo ditë për t’i paraprirë situatës.

Ai ka thënë së javën e ardhshme i gjithë perimetri i Shqipërisë do të blindohet.

“Sot hynë në fuqi të gjitha masat për luftën me armikun tonë të padukshëm. Reagimi i mbarë popullit ka qene fantastik, por jemi shumë larg gjysmës, çdo ditë duhet ta përjetojmë si një fillim të ri.

Nga e para çdo ditë, luftë me veten. Qeveria po punon që të llogarisim çdo hap dhe të përgatisim çdo skenar dhe të jemi gati. Edhe vendet më të fuqishme të botës janë kapur gafil, po bëjnë gjëra që ne i kemi bërë tani më.

Ne studiuam Kinën dhe Italinë. Të martën perimetri i blinduar do të njësohet me kufirin e Republikës së Shqipërisë. Dhe praktikisht  E gjithë Shqipëria do të jetë javën tjetër, siç ishte Tirana dhe Durrësi fillimisht këtë javë që kaluam dhe më pas qytetet e tjera.

Më besoni, do t’ia dalim dhe do ta mbajmë mend tërë jetën këtë eksperiencë, këtë film horror që na plagosi keq, por na bëri më të fortë dhe më të mirë dhe Shqipërinë tonë pa asnjë diskutim.”, ka thënë Rama.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.