Kosova

E diela, afati i fundit për LVV-në

Lëvizja Vetëvendosje ka kohë vetëm deri të dielën ta shqyrtojë ose edhe ta pranojë ofertën e fundit për bashkëqeverisje të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në të kundërtën, nëse nuk ka ndonjë dakordim, LDK-ja do t’i lëshojë rrugë LVV-së që të negociojë me ndonjë parti tjetër për bërjen e qeverisë, pavarësisht se ajo e sheh vetëm LDK-në si partnere .

Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që deri këtë të diel të pajtohet me Lidhjen De- mokratike të Kosovës për krijimin e qeverisë së re.

Ky është afati i fundit, të cilin kreu i LDK-së Isa Mustafa ia ka dhënë LVV-së për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët për qeverisje, sepse në të kundërtën partia e tij do të tërhiqet nga negociatat. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë kërkuar që brenda këtij afati LVV-ja ta shqyrtojë edhe një herë propozimin e LDK-së për largimin e Glauk Konjufcës nga pozita e kryepar- lamentarit dhe dorëzimin e këtij posti te LDK-ja deri në zgjedhjen e presidentit.

Por nga Vetëvendosja oferta e LDK-së vazhdon të mos jetë e pranueshme. Ka më shumë se dy javë që palët nuk kanë zhvilluar takime për t’i dhënë mundësi krijimit të koalicionit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.