
Sipas raportit të policisë, viktima është duke u trajtuar, pasi u sulmua fizikisht nga një qytetar – shkruan Kosova.info
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 7:40. Këto janë detajet e raportit:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, roje i sigurimit në QKUK. Viktima ka pësuar lëndime dhe është ndalur në QKUK, për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Kosova.info/
add a comment