SPORT

Dzeko: Bëra mirë që qëndrova te Roma

Edin Dzeko pretendon se bëri zgjedhjen e duhur kur vendosi të qëndroi te Roma.

Sulmuesi boshnjak ka qenë shumë i përfolur për t’u larguar nga kryeqytetasit, ku kërkohej nga Inter, që për trajner kishte angazhuar Antonio Conte.

Pas një vale spekulimesh, Dzeko nënshkroi kontratë të re, dhe vendosi të qëndrojë te Roma.

“Zgjedhja që bëra për të qëndruar verën e kaluar ishte e drejtë dhe nuk ishte e vështirë”, ka deklaruar Dzeko.

“Tani, unë jam edhe më krenar që jam në këtë klub, që në një moment të vështirë si ky, bën gjëra të rëndësishme për tifozët dhe gjithë tifozët”.

“Lojtarët janë në dispozicion të klubit dhe ne përpiqemi të ndihmojmë në të gjitha mënyrat”.