Dyshohet se në një shkollë të Prishtinës pati kanosje me thikë

Sot në një shkollë në Prishtinë, u dyshua se pati kanosje me thikë.

Rastin për Klan Kosovën e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:20 është raportuar për një kanosje me thikë në një shkollë në Prishtinë”, tha Ahmeti.

Njësitet përkatëse policore në koordinim me prokurorin dhe Qendrën për Punë Sociale janë duke e trajtuar rastin.

Go to TOP