Kombëtare

Plagoset një person në Klinë, arrestohet i dyshuari

Një person është plagosur me armë zjarri këtë të mërkurë në qendër të Klinës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 21:00 në rrugën “Abedin Rexha” në Klinë ka ndodhur një plagosje me armë zjarri. Viktima me autoambulacë është dërguar për tretman në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës”, tha Rugova.