SPORT

Dybala shihet si zëvendësues i Messit

Barcelona e sheh yllin e Juventusit, Paulo Dybala, si përforcim ideal në rast të largimit të Lionel Messit, shkruan “Tuttosport”.

Dybala ende nuk ka pranuar që ta vazhdojë kontratën, pasi kërkon 15 milionë euro në sezon, përkatësisht dyfishimin e pagës që e ka.

Ai është lojtari i katërt më i paguari te Juventusi pas Cristiano Ronaldos, Matthijs de Ligtit dhe Gonzalo Higuainit, transmeton KOHA.

Edhe Messi nuk është i kënaqur me situatën te Barcelona, sipas mediave italiane e spanjolle. Kontrata e tij përfundon në vitin tjetër.

Për Messin interesim kanë shfaqur së fundmi edhe Interi dhe Manchester City. Por, mediat italiane nuk e përjashtojnë mundësinë që Cristiano Ronaldos t’ia bashkojnë në krah edhe yllin argjentinas, Lionel Messin.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.