Kosova

Dy vite burgim për shoferin që goditi këmbësorin për vdekje

Gjykata Themelore në Gjilan ka shqiptuar dënimin me dy vjet burgim ndaj të akuzuarit G.B. i cili kishte goditur me veturën e tij një këmbësor. Viktima kishte ndërruar jetë në QKUK një javë pas aksidentit

Rasti kishte ndodhur më 1 gusht të këtij viti në fshatin Rimanishtë të komunsës së Vitisë.

Në një komunikatë për media, Gjykata Themelore e Gjilanit bën të ditur se i akuzuari kishte vozitur veturën pa patentë shofer dhe nuk i ishte përshtatur shpejtësisë së lëvizjes në vendbanim.

“I akuzuari me datë 01.07.2019 rreth orës 12:00 minuta në fshatin Rimanishtë të Komunës së Vitisë, duke e drejtuar automjetin e tij të markës Golf, pa patentë shofer dhe duke mos i’u përshtatur shpejtësinë e lëvizjes në vendbanim, ku shpejtësia ka qenë e paraparë 50 km/h, ndërsa në bazë të ekspertizës së komunikacionit i akuzuari ka zhvilluar shpejtësi 112 km/h, i cili me anën e djathtë të përparmë të veturës godet këmbësorin S. D., të cilit i shkakton lëndime të rënda trupore, me ç’rast merr tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por që nuk arrin të mbijeton dhe me datë 08.07.2019, ndërron jetë”, theksohet në komunikatë.

Bëhet e ditur se 2 vite burgim i janë shqiptuar për aksidentin ndërsa dënim plotësues në kohëzgjatje prej 3 vjetësh ndalim i drejtimit të automjetit, pas vuajtjes së dënimit me burgim.

“Me këto veprime i akuzuari G. B., ka kryer veprat penale “rrezikim i trafikut publik”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Trupi gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit G. B. duke e dënuar me 2 (dy) vite burgim dhe dënim plotësues ndalimi i drejtimit të automjetit në kohëzgjatje prej 3 (tre) vite, pas vuajtjes së dënimit me burgim.”, bëhet e ditur në komunikatë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.