Kombëtare

Dy vetura aksidentohen, pëson një këmbësor

Dje në Prizren ka ndodhur një aksident trafiku, prej të cilit ka pësuar edhe një këmbësor – Kosova.info

Sipas policisë, dje në rrugën Rrust Kabashi rreth pasdites “ka ndodhur aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit meshkuj kosovarë, tre pasagjerët (një femër dhe dy meshkuj) kosovarë dhe këmbësori mashkull kosovar. Njëri nga vozitësit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, tjetri është ndal për tretman në Spitalin e Prizrenit, ndërsa të lënduarit tjerë janë liruar pas tretmanit mjekësor..”/Kosova.info/