SPORT

Dy tifozë të Liverpoolit humbin ndeshjen ndaj Genkut, udhëtuan gabimisht në Ghent

Dy tifozë të Liverpoolit e kanë humbur ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër klubit belg Genk, sepse ata gabimisht udhëtuan për në Ghent, raporton BBC.

Rob, nga Londra, dhe Lee, nga Leicesteri, shpenzuan secili rreth 230 euro në bileta të trenit dhe bileta të ndeshjes për të përfunduar rreth 150 kilometra larg vendit ku po zhvillohej takimi Genk – Liverpool, transmeton Koha.net.

“Kur mbërritëm nuk pamë tifozë të Liverpoolit me ç’rast ngriti dyshimet tona”, thotë Rob për BBC Sport. “Pastaj u ulëm për të ngrënë një orë para se të niste takimi dhe i thamë njërit prej kamerierëve, që ishte tifoz i Gentit, ‘po luajmë kundër juve sonte’ por ai m’u përgjigj ‘jo s’do të luani’ dhe ai ishte momenti kur e kuptuar që kemi gabuar”.

Ai thotë se ndeshjen më pas e kanë shikuar në një lokal irlandez.

E kur këtë lajm e ka parë klubi i Gentit i ka ftuar në stadium për të shikuar ndeshjen e sotme në Ligën e Evropës ndaj Wolfsburgut.

Liverpooli e fitoi ndeshjen ndaj Genkut me rezultat prej 1 me 4.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483