Kombëtare

Dy të mitur në Qendrën Korrektues për të Mitur në Lipjan po vazhdojnë studimet universitare nga kjo Qendër

Në kuadër të programeve për trajtimin e të miturve, me qëllim të rehabilitimit dhe risocilaizimit për kthim sa më të suksesshëm në shoqëri, në Qendrën Korrektuese për të Mitur  në Lipjan, rëndësi e veçantë i kushtohet edhe arsimimit të të miturve.

Kështu, përveç organizimit të procesit mësimor në nivelin fillor dhe atë të mesëm, ku të gjithë të miturve iu mundësohet t’i vijojnë mësimet aty ku i kanë ndërprerë para se të vijnë në QKML, këtë vit dy të mitur nga kjo qendër po ndjekin online studimet universitare, njëri në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik dhe tjetri në Universitetin AAB, në drejtimin Shkencat Kompjuterike.

Arsimimi në institucione korrektuese  është ekuivalent me arsimimin e përgjithshëm në Republikën e Kosovës, gjithë të burgosurit, të cilët mbarojnë me sukses vitin shkollorë, marrin dëftesat, certifikata dhe diplomat, të cilat nuk dallojnë nga ato që jepen për personat që vijojnë shkollimin në liri. /Kosova.info/