SPORT

Dy të infektuar me koronavirus te Moenchengladbachu

Dy persona kanë rezultuar të infektuar me koronavirus te Borussia Moenchengladbachu, pas raundit të dytë të testeve, shkruan tabloidi gjerman Bild.

Raportohet se një nga ta është futbollist. Personat që janë testuar pozitiv janë në karantinë shtëpiake. Ndërsa stërvitja me lojtarët tjerë po vazhdon normalisht.

“Ne i përmbahemi marrëveshjes që kemi me Ligën e Futbollit Gjerman (DFL). Nëse çdo gjë shkon mirë, atëherë synojmë që të enjten t’i kthehemi stërvitjeve ekipore dhe atëherë do të tregojmë nëse gjithë lojtarët kanë mundur të stërvitin”, është thënë nga klubi gjerman.

Është njoftuar se atëherë do të bëhen të ditur edhe emrat e personave që kanë dal pozitiv.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.