Kombëtare

Dy të arrestuar në Pejë, iu gjetën armë e shumë mjete të dyshimta

Policia e Kosovës në Pejë të hënën në mbrëmje ka arrestuar dy persona të cilëve u ka gjetur një sasi të konsiderueshme të armëve.

Sipas një njoftimi për media, gjatë patrullimit në kuadër të planit operativ “Parandalimi i grabitjeve dhe vjedhjeve të rënda” në fshatin Lutogllavë, policia kishte vërejtur dy të dyshuar që kanë lëvizur në anën e kundërt me veturën e policisë, me ç’rast ishte vënë re se një nga të dyshuarit në gjoks mbante një armë “AK47”, ndërsa tjetri ishte pas tij me dorashka në dorë. Policët kishin dalë nga vetura dhe kishin urdhëruar të dyshuarit të lëshonin armën dhe të shtriheshin në tokë.

dyshuarit A. B. i lindur 1981 dhe Sh. N. i lindur 1989, janë vënë nën kontroll dhe të njëjtit janë arrestuar të njëjtit janë kontrolluar dhe tek i dyshuari A. B. pos armës automatike është gjetur edhe një thikë.

Pas kësaj, policia me urdhër të prokurorit të shtetit, ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit A.B. në shtëpinë e të cilit janë gjetur një sërë armë dhe mjetesh të dyshimta, ndërsa në shtëpinë e Sh.N. nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Te A.B. u gjetën:

Një armë automatike ‘AK-47’,

25, copë fishekë cal. 7. 62×39 mm,

Një karikator ‘AK-47’,

Një jelek ushtarak,

Një palë pantallona të zinj,

Një rrip brezi ushtarak,

Një palë pranga,

Një thikë e zezë

Një palë dana ushtarake,

7 palë targa të veturave vendore,

Një targë e veturës së një shteti të huaj

Një sasi e lëndës narkotike marihuanë ,

Një libër i regjistrimit të veturës VRD,

Një kopje e letërnjoftimit të një personi tjetër

Një çantë xhepi ngjyrë kafe,

Dy kartela në emër të një personi tjetër

Një telefon celular ‘LG’,

Një çantë krahu,

Një palë dana të armaturës,

Një kapuç i zi,

Një rrip i pantallonave,

Një rrip ushtarak i gjelbër,

Me urdhër të prokurorit të shtetit dy të dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme.