Kombëtare

Dy të dyshuar në pranga, vritet një person në Veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar në veri të Mitrovicës.

Një vrasje kishte ndodhur mbrëmjen e 22 nëntorit në veri të Mitrovicës, përkatësisht në rrugën “Luja Braja”.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, gjatë ditës së djeshme ka arritur që të arrestojë dy persona, të cilët dyshohet se kanë kryer këtë vepër.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.