SPORT

Dy super skuadra në garë për bishën ‘Martinez’

Manchester City i është bashkuar Barcelonës në garë për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, sipas Sky Sport Italia.

Sulmuesi argjentinas Martinez e ka formuar një partneritet të shkëlqyeshëm me Romelu Lukaku në Inter këtë sezon, duke i shënuar 13 gola dhe 3 asiste në 19 ndeshje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.

Barcelona nuk e ka fshehur interesimin për 22-vjeçarin, me Lionel Messin që u ka bërë thirrje drejtuesve të klubit të investojnë në bashkatdhetarin e vet.

Tani, Manchester City ka hyrë në garë për të, sipas Sky Sport Italia, duke synuar ta aktivizojë klauzolën e lirimit të tij.

Martinez ka një klauzolë në kontratën aktuale me Interin, e cila ia mundëson atij të largohet nëse ndonjë klub jashtë Italisë i paguan 111 milionë euro për të.

Klauzola mund të aktivizohet vetëm gjatë pak javëve të caktuara në verë.

Interi është në bisedime me menaxherin e Martinez për kontratë të re, në të cilën klauzola e tij ose do të hiqet ose do të rritet.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483