SPORT

Dy super përballje në Superligë sot

Java e 20-të në Superligën e Kosovës në futboll do të vazhdojë sot me dy ndeshjet tjera.

Një përballje shumë interesante do të jetë ajo mes Ballkanit dhe Feronikelit që nis me fillim nga ora 13:30.

Suharekasit do të tentojnë të shfrytëzojnë gabimin e Dritës dhe me fitore eventuale sot do ta merrnin primatin në tabelë.

Në anën tjetër, Feronikeli me fitore sot do të largohej edhe më shumë nga zona e rrezikshme.

Dueli tjetër interesant do të jetë mes Llapit dhe Gjilanit që nis nga ora 13:00 dhe luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.

Gjilani me fitore do të mbante gjallë shpresat për një vend në garat evropiane, kurse Llapi do të largohej edhe më shumë nga zona e rrezikshme.