Kosova

Dy rrugët e Vetëvendosjes nëse nuk arrin marrëveshje me LDK-në

Ishte paralajmëruar që të hënën të nënshkruhet marrëveshja e koalicionit LVV-LDK, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Vela, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se LVV dhe LDK nuk duhet të synojnë që të nënshtrojnë njëra tjetrën me propozime joreale për ndarjen e përgjegjësive institucionale.

Gjithashtu, ai ka shkruar se “nëse hipotetikisht LDK “shantazhon” LVV deri në atë masë që të shpie në dështim të negociatave, LVV ka në dorë mekanizmin e vetos për të parandaluar secilin opsion ku ajo nuk është në qeverisje. Me konkretisht, duke refuzuar që të bëj nominimin e Kryetarit te Kuvendit e pamundëson zgjedhjen e qeverisë së re (që hipotetikisht mund të krijohet pa të). Pra, LVV ka në dorë mekanizmin që të detyroj partitë të bashkeqeverisin me të ose të pajtohen që të shkojnë në zgjedhje të reja”.

Postimi i plotë:

Marreveshja duhet te udhehiqet nga parime e jo deshira joreale partiake!

Arritja e marreveshjes per bashkeqeverisje mes LVV dhe LDK do te varet nga mirebesimi qe kane krijuar keto parti qe nga koha kur kane filluar bashkepunimin politik gjate qendrimit ne opozite. Tani, ne momentin pak para arritjes se marreveshjes per bashkeqeverisje, pertej sproves fillestare per ndarje te pushtetit sipas preferencave politike, LVV dhe LDK nuk duhet te synojne qe te nenshtrojne njera tjetren me propozime joreale per ndarjen e pergjegjesive institucionale. Ndonese ka kohe dhe hapesire per arritjen e marreveshjes, partite duhet te jene te vetedijshme se do te bartin pasojat elektorale nese njera prej tyre eshte shkaktare e mosarritjes se marreveshjes.

Per secilin qe e kupton Kushtetuten e vendit dhe rrjedhat politike, e kupton qe LVV eshte ne avantazh ndaj LDK. Me konkretisht, LVV e kontrollon fillimin dhe ne mase te caktuar edhe fundin e procesit te formimit te institucioneve (cuarjen e vendit ne zgjedhjet te reja). Krijimi i institucioneve te reja nuk mund te filloj pa zgjedhjen e Kryetarit dhe Kryesise se Kuvendit. Sipas Kushtetutes, partia fituese duhet te beje nominimin per poziten e Kryetarit te Kuvendit. Nese hipotetikisht LDK “shantazhon” LVV deri ne ate mase qe te shpie ne deshtim te negociatave, LVV ka ne dore mekanizmin e vetos per te parandaluar secilin opsion ku ajo nuk eshte ne qeverisje. Me konkretisht, duke refuzuar qe te bej nominimin e Kryetarit te Kuvendit e pamundeson zgjedhjen e qeverise se re (qe hipotetikisht mund te krijohet pa te). Pra, LVV ka ne dore mekanizmin qe te detyroj partite te bashkeqeverisin me te ose te pajtohen qe te shkojne ne zgjedhje te reja.

Arritja e marreveshjes duhet te synohet perkunder reagimeve emocionale te militanteve partiak. Lidershipi i LVV dhe LDK e kane obligim qe te mos bien pre e diskursit politik brenda partiak qe merret me teper me pozicionime afatshkurte duke i prezantuar njera tjetres ultimatume kohore deri kur duhet te arrihet marreveshja. Lideret duhet te gjejne zgjidhje per bashkepunim afatgjate pasi qe edhe premtimet e tyre per luftimin e korrupsionit, rimekembjen e ekonomise, arsimit dhe shendetesise nuk do te mund te arrihen brenda 4 viteve. Thjeshte duhet durim, mirebesim dhe gjetje e zgjidhjes se pranueshme qe bazohet ne programin e perbashket qeveritar dhe kontroll te ndersjelle te pushtetit politik dhe buxhetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.