Kosova

Dy raste të dyshuara me Koronavirus në Kosovë

Tashmë ai ka arritur edhe në Ballkan. Orë më parë u raportua se Kroacia dhe Austria veç janë prekur nga ky virus i rrezikshëm.

Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë duke u trajtuar mostrat e dy pacientëve të tjerë kosovarë me dyshimet se janë prekur nga virusi kinez koronavirus, raporton Gazeta Express. Rezultatet për të njëjtit pritet që të publikohen gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë vetëm gjatë ditës së djeshme në Infektiven e QKUK’së kanë qenë katër pacientë të cilëve u janë bërë mostrat rreth dyshimeve se janë prekur nga koronavirusi. Rezultatet për të njëjtat kanë dalë negative.

Ndërkohë, Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka filluar përgatitjet për mbrojtje nga koronavirusi. Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse tashmë ka bërë gati listën për furnizim me produkte që parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Express merr vesh nga burime brenda Komitetit për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse se për parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri, do të furnizohen me maska të veçanta, terapi imunitare, kalcium, mantila të veçanta, respiratorë të frymëmarrjes, pompa të dorës, motorike, syze mbrojtëse, si dhe dorëza kirurgjike dhe speciale.

Pjese e këtij komitetit janë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, Policia e Kosovës, Klinika Infektive dhe zyrtarët e doganës./Express

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.