Kombëtare

Dy radikalë fetarë në kërkim/ Ofendonin myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Disa video të publikuara me datë 12 gusht nga portali Insajder në Kosovë, ka bërë që policia shqiptare të nisë hetimet për dy persona.

Luigi Marku dhe Anton Zefi, të dy nga Shqipëria, dëgjohen në video teksa ofendojnë besimtarët myslimanët nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të cilët pushimet kanë vendosur t’i kalojnë në bregdetin shqiptar, raporton Top Channel.

Në video, Marku dhe Zefi u drejtohen myslimanëve të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, dukë u thënë se për ta nuk ka vend në Shqipëri.

Përmbajtjen e këtyre videove, drejtoria e antiterrotit shqiptar e ka cilësuar vepër penale për “Nxitje të urrejtjes ose grindjeve”, dhe për këtë arsye të dy personat në video janë shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve dhe këqyrjes së sistemit TIMS, personazhet e këtyre videove rezultojnë të jenë jashtë territorit të Shqipërisë.

Anton Zefi nga Malësia e Madhe dhe Luigi Marku nga Kallmeti i Lezhës, do të përballen me drejtësinë e Shqipërisë, ndërkaq hetimet e mëtejshme po kryhen nga prokuroria e Shkodrës dhe e Lezhës, për të gjetur të tjerë persona të përfshirë në këto aktivitete.

Ndërkaq, Koha.net raporton se në profilin e tij në Facebook, Marku është vërshuar me komente fyese e ofenduese, ndërsa ai ka polemizuar me komentuesit duke vazhduar fyerjet e ofendimet ndaj myslimanëve të Kosovës.

“Po jau shk****** njat gjak sí keni te perziem me s**** turkut more k**** arabe sé katolikt jau dhán pamvarsin America edhe evropa sé ke tuju ba serbi sapun jau q***** rracen meth ju te hani buken é te permisni kupen pleha Islam”, ka shkruar Marku në një prej komenteve të para pak minutave.