Kombëtare

Dy prej rasteve të reja me Covid-19 në Ferizaj nuk iu dihet burimi i infeksionit, njëri u infektua nga Maqedonia

Tri raste të reja me Covid-19 janë paraqitur sonte në Komunën e Ferizajt.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt, Burim Ademi ka thënë se rastet kanë shkuar për testim direkt në Klinikën Infektive.

“Dy rasteve nuk iu dihet burimi i infeksionit ndërsa rasti i tretë burimin e infeksionit e ka nga Maqedonia e Veriut”, tha ai në Rtv Dukagjini.

Ademi thotë se ditën e hënë pritet të dihet numri i personave që këta tre të infektuar i kanë kontaktuar.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Ferizajt ka thënë se në përgjithësi pacientët nga kjo komunë kanë gjendje stabile shëndetësore pa simptoma të theksuara, përcjell Telegrafi.

“Përjashtim bëjnë këto tri raste që janë paraqitur sot direkt në Klinikën Infektive”, tha ndër të tjera Burim Ademi.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483