Kombëtare

Dy persona kryejnë grabitje të armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë

Sot rreth orës 03:40 dy persona dyshohet të kenë kryer një grabitje të armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se me këtë rast të dyshuarit raportohet të kenë marrë nga arka 225 euro.

“Ankuesi raporton se deri sa ishin në vendin e tyre të punës në pompën e derivateve dy persona të dyshuar të maskuar dhe nën kërcënimin e armës së ftohtë, kanë arrit të marrin nga arka para të gatshme në vlerë rreth 225 euro dhe kanë ikur në drejtim të panjohur”, thotë PK.

Policia shton se njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.