OPINION

Dy përpjekje antiamerikane në Kosovë!

Shkruan: Elhami QERIQI
Shteti i Kosovës është përballur në të kaluarën e afërt me antiamerikanizmin fetar, i cili nuk ishte edhe aq i sofistikuar për nga organizimi dhe funksionimi i tij dhe si i tillë nuk gjeti përkrahje, ndonëse mbi 90% e qytetarëve të Kosovës janë mysliman tradicional.

Tentativa e dytë dhe me rrezikshme është antiamerikanizmi politikë, që për mendimin tim është shumë më i dëmshëm dhe më i rrezikshëm se sa çdo dukuri tjetër negative në shoqërinë tonë, përfshirë këtu edhe korrupsionin.

Manipulimi politik që po ju bëhet qytetarëve, duke shfrytëzuar gjendjen socio-ekonomike, po i shpi gradualisht shqiptarët andej e këndej kufirit drejtë një antiamerikanizmi jo vetem politik, po edhe institucional.

Mjafton t’i hedhesh një sy sjelljeve, qëndrimeve dhe deklaratave antiamerikane që nga ish Kryeministri, Sali Berisha, Presidenti i tanishëm i Shqipërisë, Ilir Meta dhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për t’kuptuar se sa thellë është shtrirë antiamerikanizmi në përgjithësi në shoqërinë shqiptare.

Një gjë është e sigurt që sa më shumë që të kemi gomar antiamerikan në Kosovë, aq më shumë kriminel serb do të shohim si  proamerikan në Serbi.

Krejtë në fundë, në këtë mesele antiamerikane ka hise edhe Evropa, e cila për dy dekada na ka trajtuar me racizëm dhe na ka karantinu e izolu 20 vite pare se të shfaqej Virusi Covid 19, vetem e vetëm pse jemi shqiptar, pse jemi mysliman dhe pse jemi proamerikan, dhe jo pa suksesë.

Shqetësuese!

Leave a Reply

Your email address will not be published.