Bota

Dy pasagjerë të dehur rrahen në aeroplan, pastaj gjakosen nga të tjerët sepse refuzonin të bartnin maskë

Një sherr i madh mes pasagjerësh ka ndodhur në një aeroplan që udhëtonte nga Amsterdami në Ibiza të Spanjës.

Dy pasagjerë nuk kanë pranuar të vendosnin maske në fytyrë dhe kjo ka revoltuar edhe pasagjerët e tjerë.

Nga pamjet e publikuara shihen dy pasagjerë duke u përleshur. Një burrë i bërtet duke i thënë të ndalojnë sepse këtu ka fëmijë.

Pasagjerët që po shkaktonin zhurmë, rrëmujë dhe po shqetësonin pasagjerët e tjerë fizikisht dhe verbalisht në avion ishin të dehur me vodka. Në fund të videos shihet pasagjeri problematik i shtrirë në tokë dhe i prangosur. Pasi mbërritën në Ibiza, të dy u arrestuan nga autoritetet spanjolle. /oranews/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.