Kosova

Dy mërgimtarë nga Kosova përfshihen në një aksident të rëndë komunikacioni në Serbi

Dy shqiptarë nga Kosova, janë përfshirë në një aksident komunikacioni në Serbi.

Siç shkruajnë mediat serbe, aksidenti i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së shtunë në hyrje të Kurshumlisë.

Siç raportohet aksidenti ka ndodhur pasi vetura e tipit Audi në të cilën ndodheshin dy shqiptarë është goditur nga një veturë e tipit ‘Yugo’ ku ndodheshin dy serbë nga fshati Kurzanum, të cilët mbetën të lënduar.

Mësohet se, vetura ‘Yugo’ që ndodheshin dy serbë, është shtypur pothuajse plotësisht, ndërkaq me dëme materiale përfundoi edhe vetura e shqiptarëve të cilët nuk kanë pësuar lëndime të rënda.

Deri me tani nuk janë dhënë detaje tjera nga ky rast, njofton Telegrafi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.