SPORT

Dy gabime, dy gola – Shqipëria po mposhtet në Francë

Franca është duke mposhtur me rezultat 2:0 kombëtaren tonë shqiptare, teksa është duke u luajtur minuta e 34.

Golin e parë e realizoi Kingsley Coman, pas assistimit të qendërmbrojtësit Varane, kurse të dytin Olivier Giroud, i cili u gjend i vetëm përballë portierit Thomas Strakosha.

Fajin kryesor do ta bartë trajneri Reja, i cili ka gabuar me aktivizimin e Odise Roshit. Të dy golat erdhën nga pakujdesia e tij. Kjo për faktin se ai nuk shquhet për aftësi mbrojtëse, ku u vendos nga trajneri. Andaj, pritet që në pjesën e dytë të ketë zëvendësim në formacion.

Ndërkaq, në fillim të ndeshjes ndodhi një gabim i paprecedentë, teksa u intonua një himn tjetër, në vend të himnit shqiptar. Pikërisht për këtë shkak, ndeshja filloi me vonesë. /Kosova.info/