Kosova

Dushi: OSBE partner i rëndësishëm i Ministrisë së Drejtësisë

Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherit Koordinatori Nacional për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, Florian Dushi, ka pritur sot në takim Zëvendës shefin e Misionit të OSBE, Kilian Wahl dhe ekipin e tij me të cilin biseduan për bashkëpunimin e mëtejmë lidhur me projektet të cilat kanë në fokus kryesor luftimin e dhunës në baza gjinore, përfshirë dhunën në familje.

Në takim me z. Wahl, Zëvendësministri Dushi në cilësinë e Koordinatorit Nacional, fillimisht ka shprehur mirënjohjen e tij për përkrahjen dhe asistencën e ofruar ndër vite nga misioni i OSBE-së, e cila ka bërë të mundur realizimin e shumë aktiviteteve me qëllim të parandalimit dhe luftimit të dhunës në familje.

Në bisedën e zhvilluar në kuadër të këtij takimi, Zëvendësministri Dushi njoftoi z. Whal, me punën e deritanishme dhe hapat konkret që janë duke u bërë në koordinimin ndërinstitucional në luftë kundër dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore. Gjithashtu z. Wahl u njoftua lidhur me fillimin e punës për hartimin e Strategjisë nacionale për mbrojtje nga dhuna në familje, gjë për të cilën tha Dushi është krijuar grupi punues me ekspert dhe akter nga institucionet relevante vendore dhe ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Zëvendës shefi i Misionit të OSBE, z. Wahl, ka vlerësuar arritjet dhe bashkëpunimin e deritanishëm në mes të OSBE  dhe Ministrisë së Drejtësisë dhe ka theksuar se do të vazhdoj të mbështes çdo projekt i cili kontribuon në luftimin e dhunës në baza gjinore, përfshirë dhunën në familje.

Në fund të takimit, Zëvendësministri Dushi dhe z. Wahl, theksuan se mbeten të përkushtuar në bashkërendimin e aktiviteteve me qëllim që trajtimi i rasteve të dhunës në familje dhe luftimi i këtij fenomeni të ketë rezultatet e dëshiruara. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.