Kosova

Duriqi tregon tri probleme serioze me të cilat përballet Ligji për Konfiskimin e Pasurisë

Gazetari Visar Duriqi, në emisionin Pressing të T7, ka bërë një dokumentar televiziv ku përmes të cilit ka tentuar të tregojë me çfarë probleme ballafaqohet Ligji për Konfiskimin e Pajustifikueshme, i cili aktualisht është ende vetëm koncept dokument, shkruan Express.

Duriqi ka thënë se ky ligj do të përballet me tri probleme kryesore. Çdo kush para drejtësisë është i pafajshëm derisa të provohet fajësia e tij, e sipas Duriqit, me këtë ligj i hetuari është i fajshëm derisa të provojë të kundërtën.

“Prej asaj çka kam hulumtuar, ky ligj i ka tri probleme kryesore. E para, barra e provës që i ngarkohet të dyshuarit. Kjo bie në kundërshtim me parimin kushtetues në Kosovë për prezumimin e pafajësisë, që i bie se ti je i pafajshëm derisa të provohet fajësia. E në formën qysh është propozuar, në fillim hetuesi është i fajshëm, e pastaj nëse mundet të provohet pafajësia”, është shprehur Duriqi në T7.

Duriqi gjithashtu tha se ky ligj ka problem sepse është propozuar vetëm për një kategori të njerëzve.

“E dyta, ligji kufizohet në një pjesë të caktuar të qytetarëve të Kosovës, e kjo nuk bën të ndodhë. Pra, ideja është të goditen vetëm zyrtarët e shtetit. E ligjet s’mund të bëhen vetëm për një kategori të njerëzve”, ka thënë Duriqi.

Tutje, sipas gazetarit Duriqi, askush nuk obligohet të ruajë fatura më shumë se gjashtë vjet, ndërkohë që ligji kërkon të arsyetojë pasurinë nga viti 1999.

“E treta, është koha. Pra, Mistria e shëndetësisë, e udhëhequr nga Albulena Haxhiu, mendon që duhet të niset prej viti 1999. Arsyetimi është se grupet kriminale në Kosovë kanë filluar nga viti 1999. Kjo sjell probleme tjera të ligjore për shkak se askush s’është i obliguar të ruajë fatura më shumë se 6 vjet”, shtoi Duriqi./Express/