Kosova

Dumoshi: Shpend Ahmeti fajtor që nuk po ndërtohet objekti i Operës dhe Baletit!

Vlora Dumoshi akuzon rënd kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, që nuk po gjenë vend për ndërtimin e objektit të Operës dhe Baletit, raporton Kosova.info.

“Projekti është, paret janë, por, është e çuditshme se si një kryetar i një komune të del e të thotë nuk ka vend për ndërtimin e objektit të Operës dhe Baletit! Këtu duhet të gjithë të bëhemi bashkë dhe të kërkojmë nga kryetari i komunës së Prishtinës”, ka thënë Vlora Dumoshi./Kosova.info/