ROZË

Dukja ndryshe e yjeve të famshëm pa përdorimin e “photoshop”-it

Makijazhi është shumë i rëndësishëm tek yjet me famë botërore, veçanërisht për paraqitjet e tyre në evente me rëndësi të lartë.

Përveç makijazhit, shpesh mrekulli bëjnë edhe aplikacionet e rregullimit të fotografive si ‘photoshop’-i dhe shumë të tjera.

Kjo i bën që shpesh defektet e ndryshme në lëkurë ose grim të fshihen, megjithatë ndodh ndonjëherë që fotografitë e pastra të nxjerrin në pah sekretet që ata tentojnë t’i fshehin.

Një gjë të tillë e ka bërë së fundmi një revistë spanjolle, e cila ka sjell krahasimet e dukjes së yjeve kur fotografitë e tyre janë të rregulluara, dhe kur janë të pastra.

Jennifer Lopez, Ariana Grande, Kim Kardashian, Rihanna, Beyonce e madje edhe shqiptarja Dua Lipa, janë disa prej yjeve, pamjet e të cilave duken më ndryshe kur ato nuk rregullohen me ‘photoshop’.

Në vazhdim ju prezantojmë me pamjen e tyre në fotografi të pastra, të realizuara në evente të ndryshme, pa ndërhyrjen e ‘photoshop’-it.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483