Love & Sex

Duke qarë për ish- partnerin, ju mund të humbni peshë

Çdo njeri ka qarë në ndonjë fazë të jetës. Disa më shumë se tjerët.

Shkencëtarët kanë kalkuluar se, mesatarisht, një njeri i derdhë rreth 60 litra lot përgjatë jetës – sasi mjaft e madhe!

Por, një informacion i ri është duke qarkulluar e që mund t’ju nxitë të dëshironi të qani më shumë.

Siç duket, jo vetëm se qarja është e mirë për shëndetin mendor, por edhe mund t’ju ndihmojë të humbni peshë.

Ndonëse mund të jenë skeptik për këtë pjesën e dytë, faktikisht shkenca e përkrah këtë.

E gjitha ka të bëjë me kortizolin!

Kortizoli është hormon i cili shpeshherë ndërlidhet me stresin dhe, kur lirohet, mund të shpie në shtim të peshës dhe obezitet.

Tani ju mund të mendoni se çfarë ka të bëjë kortizoli me qarjen apo vuajtjen.

Epo, shkencëtarët kanë zbuluar se lotët emocionalë mund të na ndihmojnë ta zvogëlojmë kortizolin në trupin tonë.

Hormonet ACTH prodhohen të gjitha në mënyrë natyrale kur jemi nën stres.

Kur qajmë, ato hormone lirohet dhe si rrjedhojë zvogëlohen nivelet e kortizolit. Si rezultat i kësaj, trupat tonë e kuptojnë se nuk kanë nevojë ta ruajnë yndyrën për shkak se stresi ka kaluar.

Megjithatë, vlen të ceket se vetëm lotët emocionalë janë ata që na ndihmojnë të humbim peshë, e jo lotët nga qepët.