Tjera

Duke filluar nga e hëna Anglia do ta zgjerojë programin e vaksinimit kundër coronavirusit

Sipas CNN, deri tani, programi i vaksinimit ishte i përqendruar në dy grupe prioritare; te njerëzit mbi moshën 80 vjeç dhe punonjësit e shëndetit në vijën e parë të frontit.

“Sot është një moment i rëndësishëm në programin tonë të vaksinimit, derisa do ta zgjerojmë atë për miliona njerëz të tjerë që janë më të rrezikuar nga COVID-19”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.

Megjithëse vaksinimi i dy grupeve të para mbetet një përparësi, sipas deklaratës, qendrat e vaksinimit që kanë furnizim të mjaftueshëm mund t’i ofrojnë vaksinat tek ata 70 vjeç e lartë së bashku me njerëzit më të rrezikuar nga virusi.

“Tani që më shumë se gjysma e të gjithë të moshuarve nga 80 e lartë janë vaksinuar, ne mund të fillojmë të vaksinojmë grupet e ardhshme më të rrezikuara”, tha ministri i shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hancock. Duke filluar nga e hëna, Anglia do të zgjerojë fazën tjetër të fushatës së saj të vaksinimit kundër COVID-19 për t’i vaksinuar kështu njerëzit e moshës 70 vjeç e më të vjetër, si dhe ata që konsiderohen më të rrezikuar nga virusi.