Bota

Duke e ditur se është i prekur nga koronavirus, me inat apo pa të shkoi në kishë dhe i infekton 100 persona!

Një i infektuar me Covid 19 shkoi në kishë në mesin e qershorit dhe pas tij u infektuar 91 persona, e 53 nga ta ishin pjesëmarrës në meshë.

Ngjarja ka ndodhur në shtetin amerikan Ohio, ndërsa zinxhiri i infektimit ka nisur nga 56-vjecari që mori pjesë në meshë edhe pse ishte pozitiv me Covid 19.

“Është shpërndarë si flakët e zjarrit. Tepër, tepër e frikshme”, ka thënë të martën drejtuesi i shtetit të Ohio-s, Mike de Ëine, transmeton CNN.

Për ta ilustruar se si u shpërnda virusi nga ky rast, zyrtarët e këtij shteti publikuan disa grafikone. Virusi preku edhe ata që s’ishin fare në meshë.

De Ëine u kërkoi qytetarëve që kryejnë ritet fetare, të vendosin maska. Ai ka thënë se do t’i  dëgojë kishave, xhamive dhe sinagogave letra, në të cilat do të ndajë informata të rëndësishme për shëndetin.56-vjecari që shkoi i infetkuar në kishë, i infektoi 53 persona të tjerë aty. E, pastaj, këta persona infektuan edhe 18 të tjerë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.