Kombëtare

Dukagjini mirëpret investitorët spanjoll

Bizneset spanjolle kanë vizituar Komunën e Gjakovës, me kërkesë të zyrës regjionale të AKB-së, ku kanë bashkë biseduar rreth njëqindë kompani dhe arritur edhe disa marrëveshje bashkëpunimi.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se kanë sjellur bizneset spanjolle në Gjakovë me qëllim që edhe në rajonin e Dukagjinit të ketë bashkëpunime e investime.
Dukagjini ofron mundësi të shumta për investime.
Bizneset spanjolle kanë takuar edhe  kryetarin e Komunës Ardian Gjini, ku kanë biseduar  lidhur me mundësitë për investime.
Ardian Gjini, kryetar i Komunës së Gjakovës informoi bizneset spanjolle lidhur me potencialet që kanë për të bërë biznes dhe ftoi ata që të realizojnë investime.
Sipas tij është me interes të bashkëbisedosh me biznese të huaja dhe shpresojmë edhe në rezultate.
Ai premtoi se janë në krah të investitorëve dhe do të mbështesin çdo iniciativë.
Alberto Garcia Rojas, udhëheqës i investitorëve spanjoll tha se bizneset nga vendi i tij janë për herë të parë në Kosovë dhe janë të interesuar të investojnë.  Ai tregoi se këtu janë 15 biznese nga industria mishit, aluminit, elektrikës, ndriqimit, instalimit, lëkurës, përpunimit të këpucëve, të prodhimit të verërave, parfimerisë e detergjenteve, shërbimeve juridike, ato ambulantive e të tjera.
“Është hera e parë që jemi në Kosovë dhe kjo po na ndryshon bindjen se Kosova është shumë më mirë sesa ne kemi menduar“, tha ai. /Kosova.info/