Kosova

Dugolli për polemikat Kurti-Rama: Vëllazëria mes shqiptarëve nuk zbehet as nga këto zhvillime

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bujar Dugolli, në “Debat Plus” ka thënë se Kurti dhe Rama nuk kanë mosmarrëveshje tjera pos iniciativës “Ballkani i Hapur” .

“Unë mendoj se nuk ka përplasje tjera mes Kosovës dhe Shqipërisë pos iniciativës së “Ballkanit të Hapur”, tha ai.

Historiani thotë se asnjë politikan nuk mund të zbehë dashurinë mes shqiptarëve këndej e andej kufirit.

“Edhe në të kaluarën kemi pasur liderë shqiptarë apo sisteme që e kanë keqkuptuar qasjen e Serbisë ndaj çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës në përgjithësi. Populli megjithatë dashurinë dhe vëllazërinë e ka kultivuar në vazhdimësi dhe as tani nuk mund të hiqet nga agjenda. Së pari shqiptarët e Kosovës e duan Shqipërinë të jetë prijatare e proceseve unifikuese e jo përçarëse”.

Dugolli thotë se në Kosovë historikisht është njohur më mirë qëllimi i Serbisë.

“Edhe gjatë luftës së Dytë Botërore luftëtarët e  Shaban Polluzhës e kanë njohur më mirë politikën e Serbisë së partizanët e Shqipërisë”.

Ai thotë se ky fakt duhet të bëhet i qartë edhe Edi Ramës se ne e njohim më mirë Serbinë sepse kemi vuajtur shumë nga Serbia.

“Ne shpresojmë se Rama do të tërhiqet nga kjo ide”, deklaroi ndër të tjera Dugolli.