SPORT

Dueli ndërmjet Wilder dhe Fury, mund të dështojë shkaku i koronavirusit

Deontay Wilder mund të pres deri në muajin tetor që të zhvillojë përballjen e tretë me Tyson Furyn për titullin WBC në peshat e rënda.

‘Bronze Bomvber’ e humbi titulli  kampionit në muajin shkurt, duke u nokautuar në raundin e shtatë nga The Gypsy King.

Wilder menjëherë e aktivizoi klauzolën për të zhvilluar trilogjinë që parashihet të mbahet më 18 korrik të këtij viti në MGM Grand Arena në Las Vegas.

Por, duke parë që të gjitha aktivitete në boks janë suspenduar nga coronavirusi, edhe ky meç është në rrezik të shtyhet.

“Është e qartë që s’do të mundë të zhvillohet meçi. Ne nuk e dimë as a do të jetë e hapur Grand Arena në Las Vegas në atë datë”, ka thënë promovuesi i Furyt, Bob Arum për ESPN. “Duhet të bëjmë që të gjithë një hap mbrapa. Boksi nuk është i izoluar, por është gjendja aktuale në botë. Ndoshta takimi mund të zhvillohet në muajin tetor”, ka shtuar më tej ai.

Përballja e parë mes dy boksierëve kishte përfunduar me barazim, derisa i dyti u fitua nga Fury. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.